• e hënë, 23 dhjetor 2024

Plenkoviq hoqi dorë nga mandati në Parlamentin Evropian dhe mbetet kryeministër i Kroacisë

Plenkoviq hoqi dorë nga mandati në Parlamentin Evropian dhe mbetet kryeministër i Kroacisë

Zagreb, 9 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq hoqi dorë nga mandati që e fitoi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ndërsa pritet atë ta bëjë edhe nënkryetarja e Komisionit Evropian për Demografi dhe Demokraci, Dubravka Shuica.

Kjo do të thotë se kryeministri kroat do të mbetet në Zagreb, ndërsa Shuica sërish të propozohet për përfaqësues kroat në përbërjen e re të Komisionit, shkruan Jutarnji list.

Plenkoviq në një letër për kryetarin e Kuvendit Gordan Jandrokoviq shënoi se në zgjedhjet për Parlamentin Evropian është zgjedhur i pari në listën e HDZ-së e cila fitoi në ato zgjedhje dhe fitoi gjysmën e mandateve. sa/

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR