• e hënë, 23 dhjetor 2024

Anketë: Kamalla Haris dhe Hillari Klinton mund ta fitojnë Trampin, nëse kandidohen për president

Anketë: Kamalla Haris dhe Hillari Klinton mund ta fitojnë Trampin, nëse kandidohen për president

Uashington, 9 korrik 2024 (MIA) - Nënpresidentja amerikane Kamalla Haris dhe ish sekretarja shtetërore amerikane Hillari Klinton mund ta fitojnë kandidatin presidencial republikan Donald Tramp nëse kandidohen për presidente, tregojnë rezultatet e anketës së publikuar nga "Politiko".

Sipas anketës së  Bendixen & Amandi Inc., agjencia më e madhe demokratike për anketa, Haris prin para Trampit me 42 për qind kundrejt 41 për qind, ndërsa Klinton është para kandidatit republikan me dallim pak më të madh prej 43 për qind kundrejt 41 për qind.

Anketa e njejtë, gjithashtu tregoi se presidenti amerikan dhe kandidati presidencial demokratik Xhozef Bajden mund të humb nga Trampi me 42 për qind mbështetje në krahasim me 43 për qind mbështetje për Trampin.

Bajdeni tashmë po përballet me presion të rritur në partinë e tij të tërhiqet nga gara për rizgjedhje, pasi përjetoi debakëll gjatë debatit televiziv me Trampin muajin e kaluar, transmetoi Hill. sa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR