• e enjte, 18 korrik 2024

Në arrati Marko Roshiq, një nga katër të dënuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviq

Në arrati Marko Roshiq, një nga katër të dënuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviq

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Marko Roshiq, njëri nga katër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq është arratisur, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani.

“Ditën kur është marrë vendimi ka qenë diku rreth orës 11:00. Neve na kanë sjellë vendimin për ekzekutimin e dënimit rreth orës 15:00. Po atë ditë kur është marrë vendimi nga gjykata, ne kemi shkuar për ta arrestuar, por ai s’ka qenë në shtëpi dhe ne besojmë se ai nuk është në Kosovë”, deklaroi Elshani.

Të premten e 28 qershorit, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka dënuar më 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në mesin e të dënuarve është edhe Marko Roshiq për “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal” lidhur me “Vrasje të rëndë, të cilit i është shqiptuar dënim me 8 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte prezent në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së aktgjykimit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR