• e martë, 20 janar 2026

Osmani takon Sholcin: Diskutim i rëndësishëm rreth angazhimit për integrimin euroatlantik të Kosovës

Osmani takon Sholcin: Diskutim i rëndësishëm rreth angazhimit për integrimin euroatlantik të Kosovës

Prishtinë, 18 korrik 2024 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholc.

Presidentja Osmani ka thënë se me kancelarin Sholc kanë pasur diskutim të rëndësishëm në kuadër të Samitit të liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.

 

QËNDRONI TË LIDHUR