• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Opozita e Kosovës dërgon dy ligje dhe statutin e UP-së në Kushtetuese

Opozita e Kosovës dërgon dy ligje dhe statutin e UP-së në Kushtetuese

Prishtinë, 18 korrik 2024 (MIA)- Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka dorëzuar pasditen e sotme dy ligje dhe statutin e Universitetit të Prishtinës në Gjykatën Kushtetuese për të cilat pretendon se ka shkelje kushtetuese nga qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Ligji për Komisionin e pavarur për media dhe ai për Këshillin prokurorial, sipas partisë më të madhe opozitare, përbëjnë shkelje kushtetuese dhe cenojnë pavarësinë institucionale e lirinë e medias. Për arsye të ngjashme është dërguar në Kushtetuese edhe statuti i Universitetit të Prishtinës, i ndryshuar së fundmi me votat e deputetëve të LVV-së, transmeton Koha.net.

Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në, që u miratuan së fundmi nga Kuvendi u patën kritikuar edhe nga ndërkombëtarët.

 

QËNDRONI TË LIDHUR