• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani- Micotakis: Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Greqi i dobishëm jo vetëm për qytetarët e të dyja shteteve tona, por edhe për të gjithë rajonin

Osmani- Micotakis: Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Greqi i dobishëm jo vetëm për qytetarët e të dyja shteteve tona, por edhe për të gjithë rajonin

Prishtinë, 18 korrik 2024 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Micotakis.

Presidentja Osmani ka thënë se gjatë takimit me kryeministrin grek ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për ta avancuar bashkëpunimin me Greqinë.

“Thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Greqisë është i dobishëm jo vetëm për qytetarët e të dyja shteteve tona, por edhe për të gjithë rajonin”, ka theksuar presidentja Osmani.

 

QËNDRONI TË LIDHUR