• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Makroni: SHBA-ja dhe Gjermania janë kundërshtarët kryesorë të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Makroni: SHBA-ja dhe Gjermania janë kundërshtarët kryesorë të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

 Uashington, 9 korrik 2024 (MIA) - SHBA-ja dhe Gjermania janë kundërshtarët kryesorë të anëtarësimit të Ukrainës në NATO, deklaroi presidenti francez Emanuel Makroni para samitit të 75-vjetorit të Aleancës në Uashington, raportoi DPA.

 Makroni e tërhoqi vëmendjen për "kundërshtimin e fortë" të SHBA-së dhe Gjermanisë për një ftesë të mundshme ndaj Ukrainës për t'u bashkuar me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

 "Në fund, vendimi për të ftuar Ukrainën për t'u anëtarësuar në NATO do të merret nga aleatët", tha ai.

 Presidenti francez kujtoi gjithashtu nervozizmin e Kievit sepse nuk kishte një ftesë të tillë në samitin e mëparshëm të NATO-s në kryeqytetin lituanez Uillnus.

 "Ukrainasit ishin mjaft nervoz kur kuptuan që dera është e hapur, por jo deri në atë masë. Dhe mendoj se skenari i samitit në Uashington është e njejtë", shtoi Makroni, ndërsa në mënyrë indirekte shuajti shpresat e Ukrainës për pranim. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR