• e hënë, 14 tetor 2024

Gjykata e Basmanit në Moskë dha urdhër për arrestimin e Julia Navallnës dhe e vendosi në fletë-arrest ndërkombëtar

Gjykata e Basmanit në Moskë dha urdhër për arrestimin e Julia Navallnës dhe e vendosi në fletë-arrest ndërkombëtar

Moskë, 9 korrik 2024 (MIA) - Gjykata e Basmanit në Moskë sot dha urdhër për arrestimin në mungesë të Julia Navallnës, të vesë së liderit opozitar rus, Aleksej Navallni, për shkak të gjoja përzierjes së saj në grup ekstremist.

"Julia Borisovna nuk ishte e kapshme për organet hetuese në hetimin paraprak. Lidhur me atë, ajo është vendosur në fletë-arrest", ceket në kumtesën e gjykatës, transmetuar nga mediumet ruse.

Gjykata sqaron se ka vendosur të sjellë masë preventive kundër Julia Navallnës pasi që e ka shqyrtuar parashtresën e organeve hetuese.

"Ajo është e akuzuar për vepër të kryer penale sipas pjesës 2 nga neni 282.1 nga Kodi penal i Federatës ruse - pjesëmarrje në organbizatë ekstremiste", shtohet në kumtesë.

Arrestimi konsiderohet nga momenti i ekstradimit në territorin e Rusisë apo nga momenti i mbajtjes në territorin e Federatës ruse.

Trupi mbikëqyrës federal për financa Sotfinmonitoring sot solli vendim që Navallnën ta përfshijë në regjistrin e organizatave dhe individëve të prëfshirë në aktivitete ekstremitete apo terrorizëm. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR