• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Ukrainë: Rusia po përgatitet për një ofensivë të mundshme verore

Ukrainë: Rusia po përgatitet për një ofensivë të mundshme verore

 Kiev, 22 mars 2024 (MIA) - Rusia  përgatit 100.000 ushtarë për një ofensivë të re të mundshme në Ukrainë këtë verë ose për të mbushur njësitë e shtetuara, deklaroi sot komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës, gjeneral-koloneli  Oleksandar Pavluk.

 "Nuk do të jetë domosdoshmërisht një ofensivë, ndoshta do t'i plotësojnë njësitë që kanë humbur aftësinë e tyre luftarake, por ekziston mundësia që në fillim të verës ata të kenë disa forca për kryerjen e operacioneve sulmuese", theksoi Pavluk.

 Paraprakisht edhe  ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu paralajmëroi se deri në fund të vitit është planifikuar një rritje prej dy armatave të reja në 30 formacione të reja.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR