Anija shqiptare "Butrinti" shpëton 13 emigrantë në Detin Egje, mes tyre dy fëmijë
- – Anija “Butrinti” P-134, e marinës ushtarake shqiptare, që është pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, ka shpëtuar 13 emigrantë, në mesin e të cilëve dy fëmijë.
- Post By Fitore Curri
- 21:58, 20 maj, 2025
Tiranë, 20 maj 2025 (MIA) – Anija “Butrinti” P-134, e marinës ushtarake shqiptare, që është pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, ka shpëtuar 13 emigrantë, në mesin e të cilëve dy fëmijë.
Informacionin e publikoi ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili shkroi se ky ishte "një tjetër operacion i suksesshëm nga djemtë dhe vajzat tona të forcës detare".
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë, dhe përfundoi pa asnjë incident.
"Forcat e Armatosura Shqiptare vazhdojnë të kontribuojnë në shërbimet e sigurisë përtej kufijve të vendit. Ky është operacioni i katërt i kërkim-shpëtimit i kryer nga Forcat Detare Shqiptare në Egje gjatë vitit 2025, me 111 jetë të shpëtuara."
Që nga viti 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s, anëtarët e marinës shqiptare kanë shpëtuar më shumë se 3.200 emigrantë të paligjshëm në Detin Egje, përfshirë një numër të madh grash dhe fëmijësh. fc/
Foto: Vengu në FB