• e premte, 05 dhjetor 2025

Berisha nuk i pranon rezultatet në zgjedhje, për të ato janë "farsa më e turpshme në 32 vite pluralizëm"

Berisha nuk i pranon rezultatet në zgjedhje, për të ato janë

Tiranë, 20 maj 2025 (MIA) – Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, subjekti politik i të cilit e kryesoi koalicionin zgjedhor “Aleanca për Shqipërinë madhështore”, në konferencë për media njoftoi se nuk i pranon rezultatet nga zgjedhjet parlamentare më 11 maj, duke vlerësuar se ishin “farsa më e turpshme në 32 vite pluralizëm”. 

“Kjo ishte një farsë e turpshme zgjedhore. Më e turpshmja në historinë 32-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri. Në këto zgjedhje, si kurrë më parë, i gjithë vendi doli me të gjitha shëmtitë e tij kundër qytetarëve. Për të ushtruar presione të ndryshme, ai përdori të gjitha mjetet e tij, ai përdori funskionarët e tij për forma të ndryshme presioni”, akuzoi ai.

Ai shtoi se më 11 maj ndodhi një tragjedi e madhe ndodhi për demokracinë shqiptare, duke theksuar se "kurrë më parë mafia nuk i ka sulmuar qytetarët shqiptarë me një egërsi më të madhe sesa narko -shteti i Edi Ramës".

Berisha bëri akuza të ashpra edhe kundër kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, duke thënë ndër të tjera se "kurbani Dumani heshtte para faqes së krimit zgjedhor".

Në përbërjen e re parlamentare, koalicioni i Berishës ka 50 vende të deputetëve, 46 prej tyre në lista të mbyllura, që do të thotë mandate të sigurta, ndërsa vetëm katër në lista të hapura që u votuan më 11 maj. Socialistët e Edi Ramës kanë 83 prej tyre, 46 gjithashtu në listat e garantuara, ndërsa 37 të tjerat janë në listat e hapura. fc/

Foto: Printskrin në Fejsbukun e Berishës

QËNDRONI TË LIDHUR