Ukrainë: Kemi qëlluar rafineri të rëndësishme të naftës në Moskë
- Shtatëmadhoria e Armatës ukrainase kumtoi se gjatë sulmit të mbrëmshëm me dronë ndaj Rusisë, kanë qëlluar disa objekte strategjike, mes të cilave edhe kapacitete prodhuese të rafinerisë moskovite të naftës.
- Post By Besnik Shuki
- 15:17, 11 mars, 2025

Kiev, 11 mars 2025 (MIA) - Shtatëmadhoria e Armatës ukrainase kumtoi se gjatë sulmit të mbrëmshëm me dronë ndaj Rusisë, kanë qëlluar disa objekte strategjike, mes të cilave edhe kapacitete prodhuese të rafinerisë moskovite të naftës.
Gjatë ktij sulmi ukrainas, jetën e kanë humbur të paktën tre persona.
Rafineria moskovite ka kapacitet për përpunimin e 11 milionë tonë naftë në vit dhe siguron prej 40 deri 50 për qind nga nevojat e Moskës për dizel dhe benzinë.
Armata ukrainase pohon se është qëlluar edhe reparti prodhues në Orlov, i rëndësishëm për menaxhim me naftëpërçuesin drejt portit në Sankt Petersburg.
Paraprakisht, Rusia kumtoi se armata ukrainase ka kryer sulmin më të madh me dronë deri tani, me ç'rast mbrojtja kundërajrore ruse ka rrëzuar gjithsej 343 dronë ukrainas, prej të cilave gjashtë në afërsi të centralit bërthamor në Kursk. bsh/
Foto: MIA arkiv