Zelenski: SHBA-ja duhet ta bindë Rusinë që ta pranojë armëpushimin
- – Presidenti amerikan Volodomir Zelenski e falënderoi presidentin amerikan Donald Tramp për “konstruktivitetin në bisedimet mes ekipeve tona” të cilat u zhvilluan sot në Xhide, të Arabisë Saudite.
- Post By Fitore Curri
- 21:40, 11 mars, 2025

Xhide, 11 mars 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Volodomir Zelenski e falënderoi presidentin amerikan Donald Tramp për “konstruktivitetin në bisedimet mes ekipeve tona” të cilat u zhvilluan sot në Xhide, të Arabisë Saudite.
Në video paraqitje, Zelenski përsëriti se qëndrimi ukrainas është që ta pranojë propozimin e sotëm amerikan për armëpushim në qiell, det dhe në front.
“E vlerësojmë si hap pozitiv”, deklaroi ai, duke shtuar se SHBA-ja “duhet ta bindë Rusinë” të pajtohet me marrëveshjen.
Si pjesë të rëndësishme të bisedës së sotme, Zelenski e theksoi marrëveshjen amerikane për rivendosjen e shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës me Ukrainën.
“Ukraina është e gatshme për paqe, theksoi ai dhe shtoi: Rusia duhet të tregojë nëse është e gatshme që ta ndërpresë luftën ose ta vazhdojë. Është koha për të vërtetë të plotë. I falënderoj të gjithë që e ndihmojnë Ukrainën”.
Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij Jermak, i cili mori pjesë në bisedime, gjithashtu e falënderoi SHBA-në për “takimin konstruktiv”.
Në një publikim në rrjetin social Iks, Jermak theksoi se “mbrojtja e interesave të Ukrainës është më e rëndësishme për ne”.
“Paqja e drejtë është kyçe për ne”, shtoi ai, duke theksuar se Ukraina kërkon “paqe të përhershme". fc/
Fotografia: Printskrin