• e mërkurë, 12 mars 2025

Valë e re e dhunës në Siri, janë vrarë mbi 1.300 persona

Valë e re e dhunës në Siri, janë vrarë mbi 1.300 persona

Damask, 11 mars 2025 (MIA) – Pas tre muajve paqe relative pas rrëzimit të presidentit Bashar al Asad, Siria gjatë javës së kaluar përsëri u bë fushë e luftërave intensive, në të cilat deri më tani u vranë më shumë se 1.300 persona.

Ministria siriane e Mbrojtjes njoftoi dje se e ka përfunduar operacionin ushtarak kundër mbështetësve të tjerë të ish regjimit në provincat bregdetare Latakia dhe Tartus. 

 “Forcat tona me sukses i neutralizuan qelitë e sigurisë dhe mbetjet e ish regjimit, duke siguruar qëndrueshmëri në rajon” – bëhet e ditur në kumtesë.

Presidenti i përkohshëm sirian Ahmed el Shara paralajmëroi formimin e komitetit të pavarur i cili do t’i hetojë krimet e kryera nga të gjitha palët në konflikt. 

 “Çdonjëri që ka marrë pjesë në gjakderdhje, ka keqpërdoruar forcën ose ka shkelur autorizime shtetërore do të përgjigjet. Askush nuk është mbi ligjin”, porositi ai. 

Sipas Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, gjatë ditëve të kaluara kanë humbur jetën të paktën 745 civilë, 125 pjesëtarë të forcave siriane të sigurisë dhe 148 mbështetës të Asadit. 

Organizata paralajmëroi se numri i viktimave do të mund të rritet edhe më shumë, ndërsa janë vërejtur edhe raste të djegies së shtëpive dhe dëbime me dhunë. 

Frika mes pakicave etnike dhe fetare në Siri, veçanërisht te Alavitët, të krishterët dhe druzët, po rritet. Forcat kurdë, thonë se ngjarjet e përgjakshme në Latakia janë dëshmi pse autonomia e tyre duhet të mbetet e mbrojtur. 

Një nga liderët e kurdëve sirianë deklaroi për gazetën kanadeze „The Globe and Mail“ se, nëse UN nuk intervenon, vendi ka mundësi të hyjë në luftë të re civile. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR