Pas nëntë orëve përfunduan bisedimet amerikano - ukrainase në Arabinë Saudite
- – Takimi amerikano – ukrainas në Xhide përfundoi pas bisedimeve nëntëorëshe, informojnë mediat saudite.
- Post By Fitore Curri
- 20:24, 11 mars, 2025

Xhide, 11 mars 2025 (MIA) – Takimi amerikano – ukrainas në Xhide përfundoi pas bisedimeve nëntëorëshe, informojnë mediat saudite.
Bisedimet mes dy delegacioneve u përqendruan në gjetjen e zgjidhjes diplomatike për luftën, duke përfshirë edhe bisedime të mundshme me Rusinë.
Ukraina, e cila kërkon rivendosjen e ndihmës ushtarake amerikane dhe shkëmbim të informacioneve të inteligjencës, ka propozuar armëpushim të pjesshëm si pjesë e diskutimeve.
Ky takim është i pari në nivel të lartë ndërmjet Uashingtonit dhe Kievit pas atij në shkurt kur presidenti ukrainas Volodomir Zelenski dhe presidentit aktual Donald Tramp shkëmbyen replika gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë. fc/
Fotografia: EPA