• e mërkurë, 12 mars 2025

Tramp: Doganat për çelikun dhe aluminin kanadez do të jenë 50 për qind

Tramp: Doganat për çelikun dhe aluminin kanadez do të jenë 50 për qind

Uashington, 11 mars 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp publikoi se do t'i dyfishojë tarifat për çelikun dhe aluminin kanadez nga 25 në 50 për qind.

Ai deklaroi se tarifat e rritura, që nesër do të hyjnë në fuqi, janë përgjigje ndaj rritjes së tarifave të Qeverisë provinciale të Ontarios për energjinë elektrike që shitet në SHBA.

"Kam urdhëruar sekretarin tim të tregtisë që të shtojë një doganë SHTESË për 25 për qind, në 50 për qind, për tërë çelikun dhe aluminin që vijnë në SHBA nga KANADAJA, NJË NGA KOMBET ME TARIFA MË TË LARTA NË BOTË", publikoi Trump në rrjetin "Truth Social".

Tramp javën e kaluar vendosi dogana prej 25 për qind për importet nga Kanadaja dhe Meksika, por më pas i pezulloi ato deri më 2 prill. Ai pretendon se tarifat janë përgjigje ndaj fluksit të papranueshëm të drogës dhe emigrantëve të paligjshëm në SHBA nga dy vendet fqinje.

Kryeministri i Ontarios, Dag Ford dje publikoi kompensim shtesë për eksportin për energjinë elektrike për 1.5 milionë shtëpi dhe biznese amerikane, që Ontario i furnizon në Minesota, Miçigan dhe Nju-Jork.

"Do të japim presion maksimal për të rritur ndikimin tonë", theksoi Ford, duke shtuar se rritja do të arrijë deri në 400.000 dollarë kanadezë ose rreth 277.200 dollarë amerikanë në ditë, ndërsa klienti amerikan do të ketë shpenzim prej rreth 100 dollarë kanadezë në muaj në llogari.

Ai theksoi edhe se nëse SHBA-ja e përshkallëzon situatën, nuk do të hezitojë të ndërpresë plotësisht energjinë elektrike.

Javën e kaluar, Tramp rriti tarifat për mallrat kineze nga 10 në 20 për qind. Kina dje u përgjigj duke rritur doganat nga 10 në 15 për qind për eksportet amerikane të mishit të pulës, viçit dhe derrit, si dhe grurit dhe sojës. rq/bsh/

Foto: "Truth soshëll"

QËNDRONI TË LIDHUR