• e mërkurë, 12 mars 2025

Bisedimet Ukrainë - SHBA në Xhide "po lëvizin drejt qëllimit të tyre", deklaroi këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Uollc në pauzën e parë

Bisedimet Ukrainë - SHBA në Xhide

Xhide, 11 mars 2025 (MIA) – Bisedimet e sotme mes delegacioneve të SHBA-së dhe Ukrainës në qytetin saudit Xhide në Detin e Kuq “po lëvizin drejt qëllimit të tyre”, deklaroi gjatë kohës së pauzës së parë këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Majk Uollc, transmetoi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN, duke e cituar televizionin amerikan Si-En-En.

 “Shkojmë drejt qëllimit”, tha Uollc duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë si zhvillohen bisedimet. Agjencia saktëson se pas kësaj deklarate të shkurtë, këshilltari i presidentit Donald Tramp dhe sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio hynë në ashensor. 

Sipas agjencisë, një përfaqësues ukrainas paraprakisht u tha gazetarëve se bisedimet “kishin filluar në mënyrë shumë konstruktive”. 

Agjencia thekson se, sipas një burimi të televizionit publik ukrainas “Suspilne”, delegacioni i Kievit ka vendosur të propozojë armëpushim në det në konfliktin me Rusinë dhe ndalesë për granatimin me armë me rreze të gjatë veprimi. 

Përveç kësaj, përfaqësuesit e Ukrainës janë të gatshëm të lidhin marrëveshje me Uashingtonin që tu mundësojnë qasje SHBA-së në zhvillimin e elementeve ukrainase nga vende të rralla, shtoi agjencia. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR