• e mërkurë, 12 mars 2025

Edhe krahas armëpushimit, armata izraelite vrau katër persona në Rripin e Gazës

Edhe krahas armëpushimit, armata izraelite vrau katër persona në Rripin e Gazës

Gazë, 11 mars 2025 (MIA) - Në një sulm izraelit, jetën e kanë humbur katër persona, ndërsa 14 u plagosën, kumtoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Në janar, Izraeli dhe Hamasi u dakorduan për një armëpushim, që kryesisht po respektohet. Izraeli javën e kaluar ndaloi dërgesat e mallrave dhe energjisë elektrike me qëllim për të bërë presion që Hamasi të pranpojë anulim të fazës së parë të marrëveshjes, që përfundoi më 1 mars, por jozyrtarisht është zgjatur deri në fund të muajit.

Izraeli dëshiron që Hamasi të lirojë gjysmën e pengjeve të mbetura në këmbim për një premtim për të negociuar armëpushim të përhershëm, por Hamasi dëshiron negociatat për fazën e dytë të armëpushimit, gjatë së cilës do të lirohen pengjet e mbetura nga Gaza, do të tërhiqet ushtria izraelite dhe do të vendoset një paqe e përhershme.

Besohet se Hamasi mban 24 pengje të gjallë dhe 35 trupa. rq/bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR