• e martë, 31 dhjetor 2024

Uashington post: Bajdenit i vjen keq që hoqi dorë nga gara presidenciale

Uashington post: Bajdenit i vjen keq që hoqi dorë nga gara presidenciale

Uashington, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Presidentit amerikan në largim, Xhozef Bajden i vjen keq që u tërhoq nga gara presidenciale dhe beson se ka mundur ta fitojë rivalin e tij republikan, deklaruan burime nga Shtëpia e Bardhë për "Uashington post".

Sipas pohimeve të tyre, Bajden konsideron edhe se nuk ështël dashur ta emërojë Merik Garland prokuror publik të SHBA-së, sepse e ka zhbatuar ngadalë procesin e ndjekjes së Trampit për rolin e tij në sulmet ndaj Kapitoll hillit një vitin 2021.

Ministria amerikane e Drejtësisë nën Garlandin e ndjeki edhe djalin e Bajdenit, Hanter, i cili kohë më parë fitoi falje të plotë nga babai i tij.

Bajden hoqi dorë nga gara presdienciale pas paraqitjes së dobët në debatin kundër Trampit në qershor dhe e mbështeti nënpresidenten e tij, Kamalla Haris, e cila humbi nga republikani në zgjedhjet e nëntorit, edhe përkundër epërsisë fillestare në anketa.

"Uashington post" kumtoi se bajden dhe bashkëpunëtorët e tij nuk e akuzojnë harisin për humbjen e demokratëve, por se ata besojnë se epilogu do të ishte ndryshe nëse presidenti aktual do të kishte qëndruar si kandidat demokrat.

Ai është qëndrim të cilin e kontestojnë shumë mbështetës së harisit, të cilët e akuzojnë presidentin për pritje shumë të gjatë për t'u tërhequr. ab/

fotо ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR