Boka: Presidenca hungareze me Këshillin e BE-së ishte e veçantë, aktive dhe strategjike
- Kryesimi i Hungarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian ishte i veçantë, aktiv dhe strategjik, deklaroi sot ministri hungarez për çështje evropiane, Janosh Boka.
Budapest, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Kryesimi i Hungarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian ishte i veçantë, aktiv dhe strategjik, deklaroi sot ministri hungarez për çështje evropiane, Janosh Boka.
"Presidenca ishte e veçantë sepse kishim për qëllim të zbatojmë një politikë vendimtare dhe të fortë evropiane", tha Boka në një video-mesazh në Fejsbuk.
Ai vlerësoi se presidenca hungareze e Këshillit të BE-së ishte aktive për shkak të serisë së iniciativave të Budapestit, raporton MTI.
Foto: Arkivi i MIA-s