Italia kërkoi lirimin urgjent të gazetares Sesilia Salla nga paraburgimi në Iran
- Italia sot kërkoi lirimin urgjent të gazetares italiane Sesilia Salla, e cila është paraburgosur në Iran më 19 dhjetor, u kumtua pas takimit të sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme, Rikardo Gvarilja, me ambasadorin iranian në Romë.
- Post By Besnik Shuki
- 15:59, 2 janar, 2025
Romë, 2 janar 2025 (MIA) - Italia sot kërkoi lirimin urgjent të gazetares italiane Sesilia Salla, e cila është paraburgosur në Iran më 19 dhjetor, u kumtua pas takimit të sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme, Rikardo Gvarilja, me ambasadorin iranian në Romë.
Në kumtesë thuhet se Gvarilja e ka përsëritur kërkesën që të sigurohen kushte adekuate për paraburgim të Sallas, me respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe të garantohet ndihma e plotë konsullare, me leje që të vizitohet nga personeli i Ambasadës italiane në Teheran.
Gvarilja ka kërkuar t'i lejohet Sallas të marrë paketa, që deri nuk ka qenë e mundur.
Salla, korrespodente 29-vjeçare e Il Foljlos, u arrestua më 19 dhjetor në Iran, ku shkoi me vizë gazetareske dhe u akuzua për shkelje të ligjit islamik.
Ajo momentalisht gjendet në burgun Evin në Teheran. bsh/