• e diel, 05 janar 2025

Trampi e quan vendimin e gjykatës kundër tij një "sulm politik të paligjshëm"

Trampi e quan vendimin e gjykatës kundër tij një

Uashington, 4 janar 2025 (MIA) - Presidenti i rizgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, e ka quajtur vendimin e gjyqtarit Huan Merçan për të mos e ndalur rastin kundër tij për pagesat e heshtura ndaj porno yllit Stormi Daniels dhe për të shqiptuar një dënim më 10 janar "sulm politik të paligjshëm".

"Ky sulm i paligjshëm politik nuk është gjë tjetër veçse një farsë”, shkruan presidenti i ardhshëm në rrjetin e tij social "Truth Social".

Gjyqtari Huan Merçan tha se Tramp, ish presidenti i parë që u dënua për një krim, mund të paraqitet personalisht ose virtualisht në shqiptimin e dënimit. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR