Gjashtë persona të plagosur në një dyqan në Nju-Jork, mes tyre një vajzë 12-vjeçare
- Gjashtë persona janë plagosur nga të shtënat në një dyqan në Nju-Jork, mes të cilëve një vajzë 12-vjeçare dhe nënën e saj, njoftoi sot policia.
Nju-Jork, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Gjashtë persona janë plagosur nga të shtënat në një dyqan në Nju-Jork, mes të cilëve një vajzë 12-vjeçare dhe nënën e saj, njoftoi sot policia.
"Gruaja u qëllua në bark, ndërsa sulmuesi që e mbante si mburojë nuk u lëndua", tha shefi i policisë së Nju-Jorkut, Xhon Çell.
Nuk informacione për gjendjen e të plagosurve, ndërsa Çelli e përshkroi incidentin si një "sulm të pacipë dhe frikacak ndaj njujorkezëve të pafajshëm".
Policia beson se dy persona të armatosur shënjestruan një grup njerëzish që qëndronin jashtë një dyqani në Bronks. Çelli tha se ata kanë video që tregon personat e armatosur që hapën zjarr rreth orës 17 duke vrapuar drejt dyqanit. Pasi u përplas me gruan dhe vajzën në banak, njëri prej tyre e kapi gruan dhe e ktheu në drejtim të vijës së zjarrit", tha shefi.
Policia tha se të gjithë të plagosurit, përveç nënës 40-vjeçare, u qëlluan në krahë ose në këmbë. Mes të plagosurve përveç nënës dhe vajzës janë edhe katër djem të moshës 18 deri në 21 vjeç.
Hetimi është në vijim, por policia ende nuk ka arrestuar askënd dhe as nuk ka përcaktuar motivin e sulmit.
Foto: Arkivi i MIA-s