SMO: KB i bën thirrje botës të ndalet me shkatërrimin e klimës
- Ndryshimet klimatike në vitin 2024 shkaktuan shumë probleme dhe ngrohtësi rekord, njoftuan dje Kombet e Bashkuara, duke i bëri thirrje botës të ndalet me rrugën e shkatërrimit.
- Post By Sara Ademi
- 10:07, 31 dhjetor, 2024

Nju-Jork, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Ndryshimet klimatike në vitin 2024 shkaktuan shumë probleme dhe ngrohtësi rekord, njoftuan dje Kombet e Bashkuara, duke i bëri thirrje botës të ndalet me rrugën e shkatërrimit.
Viti i ardhshëm do të jetë më i nxehti i regjistruar deri tani, njoftoi Agjencia Meteorologjike e KB-së - SMO (WMO).
SMO paralajmëron se njëkohësisht, emisionet e gazrave serrë po thyejnë rekorde të reja dhe plotësisht shkaktojnë ndryshime klimatike.
"Ndryshimet klimatike ndodhin para syve tanë pothuajse çdo ditë në formë të frekuencës më të madhe dhe ndikimit më të fortë të ngjarjeve ekstreme të motit", tha sekretari i përgjithshëm i organizatës Andrea Seleste Saulo.
"Këtë vit ishim dëshmitarë të shirave dhe përmbytjeve rekorde dhe humbjeve tragjike të jetëve në shumë vende të cilat thyen zemrat e komuniteteve në të gjitha kontinentet", tha argjentinasi.
Me Marrëveshjen parisiene për klimën nga viti 2015, vendet e botës u obliguan ta kufizojnë ngrohjen globale në dy gradë mbi temepraturat paraindustriale, sipas mundësisë 1,5.
SMO muajin e kaluar publikoi se në periudhën nga janari deri në shtator, temperatura mesatare e ajrit ishte për 1,54 gradë më e lartë nga periudha ndërmjet viteve 1850 dhe 1900. Kjo do të thotë se viti 2024 është rrugës për të thyer rekordin famëkeq të vitit 2023.
Vitin e kaluar temperaturat ishin për 1,45 gradë më të larta se sa në epokën paraindustriale, koha kur njerëzimi nuk përdorte sasi të mëdha të lëndëve djegëse fosile.
SMO në janar do ta publikojë raportin përfundimtar për temperaturat globale në vitin e ardhshëm, ndërsa në mars edhe raportin për gjendjen e klimës globale.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh, në fjalimin e tij të vitit të ri u kthye në krizën klimatike në dhjetë vitet e fundit.
"Sot mund të raportoj zyrtarisht se kemi duruar një dekadë vapë vdekjeprurëse. Dhjetë vitet më të ngrohta të regjistruara ishin në dhjetë vitet e fundit, duke përfshirë vitin 2024, paralajmëroi ai, duke shtuar se ishte një "dështim klimatik në kohë reale".
"Duhet ta lëmë atë rrugë të shkatërrimit, Nuk kemi kohë për të humbur", përfundoi Guteresh. sa/
foto: Arkivi i MIA-s