Presidenti kinez bëri thirrje për një politikë makroekonomike proaktive në vitin 2025
- Presidenti kinez Si Xhinping sot bëri thirrje në zbatimin e "politikës makroekonomike proaktive në vitin 2025", në një deklaratë të dhënë gjatë pritjes të Vitit të Ri, njoftuan mediat zyrtare.
Pekin, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping sot bëri thirrje në zbatimin e "politikës makroekonomike proaktive në vitin 2025", në një deklaratë të dhënë gjatë pritjes të Vitit të Ri, njoftuan mediat zyrtare.
"Duhet t'i thellojmë reformat, ta zhvillojmë hapjen në një nivel më të lartë, të koordinojmë më mirë zhvillimin dhe sigurinë dhe të zbatojmë politika makroekonomike më aktive dhe efektive", tha Si, raportoi televizioni shtetëror shtetëror CCTV.
"Duhet t'u përmbahemi udhëzimeve të përgjithshme për stabilitet, ndërsa në të njëjtën kohë të kërkojmë përparim dhe përshpejtim të krijimit të një modeli të ri zhvillimi", porositi presidenti kinez.
Kina në vitin 2024, u përpoq të dalë nga vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga kriza në tregun e pasurive të paluajtshme, konsumi i dobët dhe inflacioni i borxhit publik, shkruajnë mediat franceze.
Në muajt e fundit, Pekini ka prezantuar një sërë masash agresive që synojnë mbështetjen e rritjes, të tilla si ulja e normave të interesit, heqja e kufizimeve për blerje të shtëpive dhe lehtësim të borxhit për autoritetet lokale.
Ekonomistët, megjithatë, konsiderojnë se nevojiten më shumë masa të drejtpërdrejta për rikuperimin e buxhetit për të mbështetur konsumin e brendshëm në mënyrë që të mbështetet rritja ekonomike e Kinës.
Zyrtarisht, Kina sivjet pret rritje të PBB-së prej rreth pesë për qind, qëllim që autoritetet thonë se besojnë se do ta arrijnë, por shumë ekonomistë dyshojnë.
Produktiviteti me cilësi të re po zhvillohet rregullisht dhe PBB-ja vjetore duhet të rritet me rreth pesë për qind, përsëriti Xi në fjalim.
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritjen ekonomike të Kinës prej 4,8 për qind këtë vit dhe 4,5 për qind vitin e ardhshëm.
Foto: Arkivi i MIA-s