• e enjte, 02 janar 2025

Fjalim i Sholcit për Vitin e Ri: Mos lejoni pronarët e rrjeteve sociale të vendosin për zgjedhjet në Gjermani

Fjalim i Sholcit për Vitin e Ri: Mos lejoni pronarët e rrjeteve sociale të vendosin për zgjedhjet në Gjermani

Berlin, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc në fjalimin e tij të Vitit të Ri u bëri thirrje qytetarëve të mos lejojnë "pronarët e rrjeteve sociale" të vendosin për zgjedhjet gjermane, pasi drejtori ekzektiv i "X" Ilon Mask, vazhdimisht e mbështet Alternativën e djathtë ekstreme për Parti të Gjermanisë (AfD).

Sholc tha se vetëm qytetarët gjermanë kanë fuqi të vendosin "në cilën rrugë do të shkojë Gjermania", pas zgjedhjeve të caktuara më 23 shkurt", shkruan Gardian.

"Kjo nuk do të caktohet nga pronarët e rrjeteve sociale", tha Sholc, duke shtuar se fati i shoqërisë gjermane varet nga "shumica e madhe e njerëzve të mençur dhe të arsyeshëm".

Edhe pse direkt nuk e përmendi Maskun ose platformën e tij X, Sholc i bëri thirrje Gjermanisë të kundërshtohet në manipulimet dhe të luftojë për demokracinë  e saj.

"Në fund të fundit, është e zakonshme të bëhen dëshirat e Vitit të Ri. Dëshira ime është të mos lejojmë të na kthejnë kundër njëri tjetrit", tha Sholc.

Ai tha se pas sulmit në tregun e krishtlindjeve në Magdeburn më 20 dhjetor, ku humbën jetën pesë persona, ndërsa më shumë se 200 u lënduan, ka valë dezinformatash në rrjetet sociale.

"Shumë nga ato zëta më vonë u përgënjeshtruan. Këto punë na ndajnë dhe dobësojnë. Kjo nuk është e mirë për vendin tonë", tha Sholc.

Zëdhënësja e kancelarit Kristiana Hofman akuzoi Maskun se bën përpjekje të përzihet në procesin zgjedhor në Gjermani, pasi sipërmarrësi amerikan vazhdimisht mbështet AfD-në, parti të cilën autoritetet gjermane e konsiderojnë si ekstremiste.

Mask në X pohoi se "vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë".

AfD për momentin është në vend të dytë në anketat me mbështetje prej rreth 19 për qind. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR