• e premte, 03 janar 2025

Bota po përgatitet të presë Vitin e Ri 2025, së pari do të arrijë në Karibati

Bota po përgatitet të presë Vitin e Ri 2025, së pari do të arrijë në Karibati

Tarava, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Qytetet në mbarë botën po përgatiten për të pritur Vitin e Ri 2025 me festime që nxjerrin në pah kulturat dhe traditat vendase. Viti i Ri mbërrin fillimisht - në mesditë sipas kohës mesdhetare evropiane - në ishullin e vogël Lajn, i cili i përket shtetit ishullor Kiribati në pjesën qendrore të Oqeanit Paqësor.

Ata ishuj janë në të njëjtën gjatësi gjeografike si Ishujt Havai, kështu që 1 janari duhet të mbërrijë në të dy arkipelagët në të njëjtën kohë, por Havai do të duhet të presë edhe 26 orë të tjera për të mbërritur atje Viti i Ri, sepse për arsye administrative kufiri i datës ndërkombëtare anashkalon Kiribatin.

Pas Kiribatit, Viti i Ri do të mbërrijë në lindjen e largët të Azisë, në Zelandën e Re, pastaj në Australi, dhe më pas përmes Japonisë, Indonezisë, Kinës, Indisë dhe vendeve të tjera aziatike do të arrijë në Evropë dhe Afrikë, përpara se të vazhdojë përtej Atlantikut në dy kontinente amerikane në ishujt e Paqësorit të Havait, Samoa Amerikane, Ishujt Niue dhe Ishujt Midvej.

Vendbanimet e fundit të cilat do të hyjnë në vitin 2025 janë ishujt Niue dhe Samoa Amerikane, të vendosura në jugperëndim të Kiribatit në Paqësorin Jugor.

Pas Kiribatit, Viti i Ri vjen edhe në Zelandën e Re dhe në qytetin më të madh të vendit, Oklend, mijëra njerëz pritet të vijnë në qendër të qytetit ose të ngjiten në majat vullkanike për të shijuar fishekzjarrët.

Në Sidnej, Australi, më shumë se një milion njerëz pritet të shikojnë shfaqjen tradicionale të fishekzjarrëve mbi port, me yllin e popit Robi Uilliams dhe një ceremoni kushtuar njerëzve indigjenë.

Japonia po përgatitet për festën më të rëndësishme të vitit – Vitin e Gjarprit, i cili mirëpritet si një vit rinovimi në horoskopin aziatik.

Në Korenë e Jugut, festimet u ndërprenë ose u anuluan në mes të zisë kombëtare për rrëzimin e aeoplanit ku humbën jetën 179 njerëz.

Në Xhakarta të Indonezisë festa do të shënohet me fishekzjarrë.

Në Romë, festimi tradicional i Vitit të Ri do të shënojë edhe fillimin e Vitit të Shenjtë, i cili do të udhëhiqet nga Papa Françesku.

Parisi do ta mbyllë vitin 2024 me një numërim tradicional dhe fishekzjarrë në Shanzelize.

Londra do ta presë Vitin e Ri me fishekzjarrë në Temza, ndërsa festimet në Edinburg janë anuluar për shkak të stuhive.

Më shumë se dy milionë njerëz pritet të marrin pjesë në festimin e Vitit të Ri në plazhin Kopakabana të Rio de Zhanejros.

Vëllezërit Xhonas do të performojnë në Tajms Skuer të Nju Jorkut, ndërsa në Las Vegas janë planifikuar tetë minuta fishekzjarrë nga çatitë e nëntë kazinove.

Në Pasadena, Kaliforni, mijëra vizitorë do të marrin pjesë në Paradën e luleve, e ndjekur nga një vrapim prej pesë kilometrash.

Në Neshvil, Tenesi pritet festim me yjet katre të muzikës, ndërsa në mesnatë do të lëshohet notë muzikore e lartë pesë metra. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR