Hamasi refuzon të lirojë 12 nga 34 pengjet e listës izraelite, transmetojnë mediumet izraelite
- Hamasi palestinez pjesërisht e hodhi poshtë listën e pengjeve për të cilët Izraeli insiston të lirohen në fazën e parë të cilës do marrëveshje për ndërprerje të zjarrit, kumtoi sot radiodifuzeri izraelit publik Kan, duke cituar një burim anonim palestinez.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:42, 31 dhjetor, 2024
Tel-Aviv, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Hamasi palestinez pjesërisht e hodhi poshtë listën e pengjeve për të cilët Izraeli insiston të lirohen në fazën e parë të cilës do marrëveshje për ndërprerje të zjarrit, kumtoi sot radiodifuzeri izraelit publik Kan, duke cituar një burim anonim palestinez.
Tajms of Izrael transmeton se Hamasi gjoja është i gatshëm të lirojë 22 nga 34 pengjet e listës, por refuzon t'i lirojë 12 të tjerët. Në vend të kësaj, shtohet, grupi ofroi të lirojë 22 pengje të gjalla dhe të dorëzojë 12 trupa gjatë fazës së parë të marrëvehsjes.
Në rpaort theksohet se Izraeli e hodhi poshtë ofertën dhe qartë bëri me dije de do të pranojë vetëm pengje të gjalla gjatë fazës fillestare të marrëveshjes për lirimin e pengjeve dhe ndërprerje të zjarrit.
Raporti nuk jep hollësi të tjera për pengjet të cilat Hamasi gjoja refuzon t'i lirojë, edhe pse paraprakisht këtë muaj agjencia egjiptiane e lajmeve Al-Gad kumtoi se Izraeli ka kërkuar këmbim të 11 burrave të cilat Hamasi i konsideron si ushtarë në fazën e parë të marrëveshjes potenciale.
Hamasi dhe Izraeli në ditët e fundit akuzohen mes veti për ndërprerje të negociatave për marrëveshje për ndërprerje të zjarrit dhe lirim të pengjeve në Rripin e Gazës pas më shumë se një viti luftë.
Hamasi e kritkoi Izraelin se në negociatat indirekte në Doha, që zhvillohen "nën patronatin e ndërmjetësve - Katarit, Egjiptit, SHBA-së, në vend se vazhdimisht të vendosë "kushte të reja".
Izraeli, ndërkaq, në prëgjigje e akuzoi Hamasin se "vendosë pengesa të reja në negociata".
Hamasi dhe dy grupe të tjera palestineze, Xhihadi islamik dhe Fronti popullor për çlirimin e Palestinës, javën e kalaur deklaruan se marrëveshja për ndërprerje të zjarrit është "më afër se kurdo herë" nëse Izraeli nuk imponon kushte të reja.
Në mesin e pengesave kryesore në negociatat mes Izraelit dhe Hamasit janë karakteri i përhershëm i ndërprerjes së zjarrit dhe menaxhimi me Gazën pas luftës. ab/
foto: МIА arkivi