Meksika paralajmëroi dogana për mallrat amerikane
- Presidentja meksikane Klaudia Shejnbaum sot deklaroi se Meksika ndaj tarifave prej 25 për qind të vendosura nga SHBA-ja do të përgjigjet me kundërmasa - dogana për mallrat amerikane.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:56, 4 mars, 2025

Meksiko-Siti, 4 mars 2025 (MIA) - Presidentja meksikane Klaudia Shejnbaum sot deklaroi se Meksika ndaj tarifave prej 25 për qind të vendosura nga SHBA-ja do të përgjigjet me kundërmasa - dogana për mallrat amerikane.
Shejnbaum tha se prodhimet ndaj të cilave Meksika do të vendosë dogana do të publikohen të dielën në ngjarje publike në sheshin qendror në Meksiko Siti.
"Nuk ekziston motiv apo shkak, as arsyetim për këtë vendim (të Amerikës) që do të ndikojë ndaj popullit tonë dhe kombit tonë", tha ajo.
Sot hynë në fuqi doganat për mallrat nga Kanadaja, Meksika dhe Kina.
Nga mesnata, për prodhimet nga Kanadaja dhe Meksika do të paguhet tarifë prej 25 për qind, përderisa prodhimet energjetike kanadeze do të kenë tarifë sshtesë prej 10 për qind.
Tarifa prej 10 për qind që Trampi e vendosi për import nga Kina prej sot është rritur dyfish në 20 për qind. Kina menjëherë pubikoi dogana shtesë për produktet kyçe bujqësore amerikane. ab/
Foto: МIА arkivi