• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ka përfunudra seanca e Kuvendit të Serbisë, për nesër është caktuar vazhdimi i saj

Ka përfunudra seanca e Kuvendit të Serbisë,  për nesër është caktuar vazhdimi i saj

Beograd, 4 mars 2025 (MIA) - Kuvendi i Serbisë e ka përfunduar sonte seancën, ndërsa vazhdimi i saj është caktuar për nesër në ora 10:00. Kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq i ka thënë opozitës se nëse nuk kanë asgjë më të fortë se shok bombat dhe gazi lotsjellës, si dhe aparatet zjarrfikëse, nuk duhet të paraqiten, sepse sot me këtë nuk i kanë trembur.

"Deputetët e shumicës treguan sot se si duhet ruajtur dinjiteti i Kuvendit, dhe opozita tregoi se si dëshiron të nëpërkëmbë jo vetëm dinjitetin e Kuvendit, por edhe të Serbisë. Nëse do të ishim tërhequr pas shok-bombave, kjo do të thoshte se çdo person i egër, i dhunshëm, terrorist dhe frikacak mund ta kishte bllokuar punën", tha Bërnabiq në fund të seancës së sotme.

Ajo deklaroi se deputetët e shumicës qeverisëse kanë treguar se deri ku janë të gatshëm të shkojnë dhe të luftojnë për Kuvendin, institucionet dhe çdo qytetar të Serbisë.

Brnabiq u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të shkojnë në klubet e tyre parlamentare dhe të presin që Drejtoria e Policisë Kriminale të inspektojë hyrjen e mjeteve piroteknike, në mënyrë që më vonë të ndihmojnë gratë që punojnë në Parlament ta pastrojnë sallën.

Seanca e Kuvendit të Serbisë, në rendin e ditës të së cilës ndër të tjera përfshihen ndryshimet në Ligjin për arsimin e lartë, projektligji për kredinë për banim për të rinjtë dhe votimi për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Ana Bërbabiq, në një moment është ndërprerë pasi deputetët e opozitës kanë aktivizuar mjetet piroteknike në sallën e Kuvendit. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR