NATO-ja ka marrë vendim ta forcojë praninë e saj ushtarake në Detin Baltik
- Vendet anëtare të NATO-s kanë marrë vendim për forcimin e pranisë ushtarake të Aleancës në rajonin e Detit Baltik.
Bruksel, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Vendet anëtare të NATO-s kanë marrë vendim për forcimin e pranisë ushtarake të Aleancës në rajonin e Detit Baltik.
Ky vendim është marrë në takimin e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare në NATO, kushtuar sigurisë së infrastrukturës kritike në Detin Baltik, pas dëmtimit të kabllove të nëndetëseve që lidhin Estoninë dhe Finlandën më 25 dhjetor.
Në kumtesën nga takimi theksohet se aleatët kanë shprehur solidaritet të plotë me Estoninë dhe Finlandën në lidhje me këtë rast, duke kujtuar se dëmtimi i kabllove, i cili po hetohet nga autoritetet finlandeze, është një nga një sërë incidentesh të fundit në Detin Balltik që konsiderohen si sabotim i mundshëm.
"Me qëllim që të ruhet vigjilenca, të rritet ndërgjegjësimi për situatën dhe për të penguar incidentet e ardhshme, aleatët, gjithashtu, mendojnë edhe masa të tjera për përballje kërcënimet e mundshme ndaj infrastrukturës kritike nënujore, duke përfshirë mbështetjen e Qendrës Detare të NATO-s për sigurinë e infrastrukturës kritike të nëndetëse, të krijuar në maj të këtij viti", shtohet në kumtesë.
Foto: NATO