• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tre të lënduar gjatë sulmit të armatosur në Bregun Perëndimor

Tre të lënduar gjatë sulmit të armatosur në Bregun Perëndimor

Jerusalem, 28 mars 2024 (MIA) - Autoritetet izraelite sot kumtuan se tre persona janë lënduar në sulmin e armatosur ndaj disa automjeteve në rrugën kryesore në Bregun e okupuar Perëndimor.

Ushtria izraelite kumtoi se sulmuesi është arratisur dhe është në përndjekje.

Ndihma e shpejtë informon se mes të lënduarve ka qenë edhe një 13-vjeçar.

Tensionet në Bregun Perëndimor janë rritur që nga fillimi i luftës në Gazë, ndërsa forcat izraelite çdo natë hyjnë në territor për të arrestuar ekstremistët e dyshuar.

Njëherësh janë intensifikuar sulmet e armatosura nga palestinezët.

Që nga fillimi i luftës, Izraeli ka arrestuar rreth 3.600 palestinezë në Bregun Perëndimor, kumtoi armata.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR