• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tramp: Marrëveshja me Ukrainën për mineralet e rralla do të nënshkruhet së shpejti

Tramp: Marrëveshja me Ukrainën për mineralet e rralla do të nënshkruhet së shpejti

Uashington, 21 mars 2025 (MIA) -  Marrëveshja për mineralet e rralla me Kievin do të nënshkruhet së shpejti, ndërsa përpjekjet e SHBA-së për të arritur marrëveshje paqësore për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë po shkojnë "mjaftë mirë", tha presidenti amerikan Donald Tramp pas bisedimeve të tij këtë javë me liderët ukrainas dhe rusë.

Tramp e bëri këtë koment në ngjarjen e Shtëpisë së Bardhë pasi nënshkroi urdhër ekzekutiv për të rritur furnizimin me minerale të rralla.

"Po nënshkruajmë edhe marrëveshje në të gjithë botën për të marrë minerale të rralla dhe shumë gjëra të tjera", shtoi presidenti amerikan.

"Në lidhje me Ukrainën, po përballemi shumë mirë në lidhje me negociatat me Kievin dhe Moskën. Ndërsa, një nga gjërat që do të bëjmë shumë shpejt është të nënshkruajmë marrëveshje për mineralet e rralla në Ukrainë", tha Trampi.

"Do të donim e gjithë kjo të përfundojë dhe besoj se gjërat po shkojnë mjaft mirë", tha Trampi, duke iu referuar negociatave me homologët e tij ukrainas dhe rus, Vollodimir Zelenski dhe Vlladimir Putin për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

"Domethënë, ne po shpëtojmë mijëra jetë në javë, për gëzimin tonë të madh. Kjo është esenca e gjithë kësaj. Ata po vdesin kot, ndërsa ne mendojmë se do të arrijmë diçka. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por unë mendoj se do ta kryejmë atë", shtoi Trampi.

Ukraina dhe SHBA-ja këtë muaj publikuan se kishin rënë dakord të finalizonin një marrëveshje gjithëpërfshirëse për mineralet e rralla me Kievin sa më shpejt të jetë e mundur që Trampi e sheh si një mjet për të kompensuar shpenzimet e ndihmës amerikane për Ukrainën. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR