• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Tramp bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe fillimin e negociatave me Rusinë

Tramp bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe fillimin e negociatave me Rusinë

Uashington, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Ukraina ka shprehur dëshirë për të arritur një marrëveshje paqeje me Rusinë, tha presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, pas takimit me Volodimir Zelenskin në Paris.

Në platformën e tij "Truth Soshëll", Tramp bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe negociata midis Moskës dhe Kievit.

"Rusia ka humbur interesin për Sirinë për shkak të Ukrainës, ku rreth 600,000 ushtarë rusë janë plagosur ose vrarë në një luftë që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe mund të vazhdonte pafundësisht", shkroi Tramp.

"Në mënyrë të ngjashme, Zelenski dhe Ukraina duan një marrëveshje për të ndaluar çmendurinë. Ata humbën 400,000 ushtarë dhe shumë civilë të tjerë. Një armëpushim duhet të vendoset menjëherë dhe negociatat duhet të fillojnë", shtoi Tramp, duke paralajmëruar se nëse konflikti nuk zgjidhet, "mund të përshkallëzohet në diçka shumë më të madhe dhe shumë më të keqe". sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR