• e hënë, 23 dhjetor 2024

Temperaturat e larta shkaktuan zjarre në Australi, qytetarëve u bëjnë thirrje për evakuim

Temperaturat e larta shkaktuan zjarre në Australi, qytetarëve u bëjnë thirrje për evakuim

Pert, 13 janar 2024 (MIA) - Më shumë se 40 zjarre janë aktive sot në shtetin Australia Perëndimore, shteti më i madh në kontinent, përderisa banorët e zonës Çitering, rreth 60 kilometra në veri të Pertit, janë të ekspozuar në rrezik të madh nga përhapja e zjarrit. 

"Ju jeni në rrezik dhe duhet menjëherë të veproni që të mbijetoni. Ka rrezik për jetët dhe shtëpitë", njoftoi Ministria shtetërore për Situata të Jashtëzakonshme në ueb-faqen e saj, në lidhje me zjarrin në Çitering, zonë rurale ku jetojnë rreth 6.000 njerëz. 

Thirrja për evakuim erdhi në kohën e paralajmërimeve për valë të nxehtë që është në fuqi nga e shtuna, por shumë pjesë të shtetit australian e ndërprenë alarmin për shpërthim të zjarreve, transmetojnë mediat britanike. 

Në Pert parashihet temperaturë maksimale prej 41 gradë celsius, gati 10 gradë mbi maksimumin mesatar të janarit në qytet, tregojnë të dhënat e Agjencisë Meteorologjike Kombëtare. 

Dy sezonet e fundit të zjarreve pyjore në Australi ishin të qeta në krahasim me "Verën e zezë" katastrofale nga viti 2019-2020 kur ishte shkatërruar një zonë me madhësi të Turqisë dhe 33 persona i humbën jetët e tyre. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR