Sançezi ka biseduar me Ruten rreth krizës së shkaktuar nga ndërprerja e energjisë elektrike
- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, pasdite ka biseduar në telefon me kryeministrin spanjoll Pedro Sançezin rreth krizës së shkaktuar nga ndërprerja masive e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:34, 28 prill, 2025
Bruksel, 28 prill 2025 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, pasdite ka biseduar në telefon me kryeministrin spanjoll Pedro Sançezin rreth krizës së shkaktuar nga ndërprerja masive e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali.
Burime të NATO-s e konfirmuan për "Europa Pres" bisedën midis Sançezit dhe Rutes, megjithëse nuk pranuan të jepnin detaje të mëtejshme rreth bisedës ose shkakut të ndërprerjes masive të energjisë elektrike në Gadishullin Iberik.
Paraprakisht, në një konferencë për shtyp, kryeministri spanjoll theksoi se e ka informuar NATO-n për situatën në Spanjë.
Foto: EPA