• e premte, 05 dhjetor 2025

Antalia është nikoqire e takimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s kushtuar sigurisë në rajonin e Mesdheut dhe Lindjes së Mesme

Antalia është nikoqire e takimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s kushtuar sigurisë në rajonin e Mesdheut dhe Lindjes së Mesme

 Ankara, 28 prill 2025 (MIA)  - Përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të NATO-s sot në qytetin turk të Antalias po mbajnë takim treditor kushtuar sigurisë dhe marrëdhënieve ekonomike në rajonin përreth Detit Mesdhe dhe Lindjes së Mesme, raportoi "Hyriet dejli njuz".

 Sipas shefit të delegacionit turk në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe deputetit turk Mevlut Çavushoglu, në fokus të takimit treditor do të jetë shqyrtimi i zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Gjirin Persik dhe Afrikën e Veriut dhe ndikimi i tyre në vendet e NATO-s.

"Temë kryesore do të jenë kërcënimet dhe sfidat që vijnë nga jugu, veçanërisht ato terroriste", deklaroi Çavushoglu për mediat turke, duke theksuar se "Turqia po bëhet një vend jashtëzakonisht i rëndësishëm në fushën e diplomacisë dhe sigurisë".

 Çavushoglu theksoi se përjashtimi i Turqisë nga bisedimet evropiane për sigurinë nuk do të përfitonte stabilitetin në rajon.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR