• e premte, 05 dhjetor 2025

Agjencia Spanjolle e Sigurisë Bërthamore: Nuk ka rrezik për shtatë reaktorët bërthamorë pas ndërprerjes së energjisë elektrike

Agjencia Spanjolle e Sigurisë Bërthamore: Nuk ka rrezik për shtatë reaktorët bërthamorë pas ndërprerjes së energjisë elektrike

 Madrid, 28 prill 2025 (MIA) -  Nuk ka rrezik për shtatë reaktorët bërthamorë në Spanjë, njoftoi Agjencia për Siguri Bërthamore e vendit, pasi një pjesë e madhe e vendit sot mbeti pa energji elektrike.

Katër reaktorë u shkyçën automatikisht pas ndërprerjes së energjisë elektrike, pas së cilës u ndezën gjeneratorët e emergjencës.

 Gjeneratorët e tre reaktorëve, të cilët në atë kohë nuk ishin në funksion, gjithashtu  u ndezën për të mbrojtur sigurinë e tyre.

 Disa rafineri nafte spanjolle, gjithashtu, sot ndaluan me punë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR