Sançez: Ende nuk është e mundur të konfirmohet përfundimisht se çfarë e shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në Gadishullin Iberik
- Kryeministri spanjoll Pedro Sançez deklaroi se në këtë fazë autoritetet nuk kanë informacione mbi bazën e të cilave mund të nxjerrin një përfundim rreth asaj që shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik. Avaria preku Spanjën, Portugalinë, pjesë të Francës dhe Andorrën.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:23, 28 prill, 2025
Madrid, 28 prill 2025 (MIA) - Kryeministri spanjoll Pedro Sançez deklaroi se në këtë fazë autoritetet nuk kanë informacione mbi bazën e të cilave mund të nxjerrin një përfundim rreth asaj që shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik. Avaria preku Spanjën, Portugalinë, pjesë të Francës dhe Andorrën.
Në fjalimin drejtuar kombit, Sançezi tha se për momentin nuk ka rreziqe për sigurinë kombëtare, se pagesat po bëhen në kohë dhe se bankat digjitale nuk janë pezulluar.
Megjithatë, Sançezi shtoi se telekomunikacioni është në një moment kritik dhe theksoi se njerëzit duhet t'i përdorin telefonat e tyre me përgjegjësi dhe vetëm për thirrje të shkurtra.
Sançezi tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Spanjës do të mblidhet përsëri për të vendosur se çfarë masash të tjera do të marrë.
Foto: Arkivi i MIA-s