• e enjte, 04 dhjetor 2025

Merci paralajmëroi se do t'i bëjë thirrje Trampit që t'i ulë të gjitha tarifat në zero

Merci paralajmëroi se do t'i bëjë thirrje Trampit që t'i ulë të gjitha tarifat në zero

 Berlin, 28 prill 2025 (MIA) - Kancelari i ardhshëm gjerman Fridrih Merc deklaroi sot se do t'i bëjë thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tamp që "t'i ulë të gjitha tarifat në zero".

 "U sugjerojmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të ishte më mirë t'i ulin të gjitha tarifat doganore në shkëmbimin e ndërsjellë të mallrave në zero", tha Merci në një takim të konservatorëve të tij pasi njoftoi zgjedhjen e anëtarëve të kabinetit të tij.

 Ai, gjithashtu, propozoi njohjen reciproke të standardeve teknologjike midis Gjermanisë dhe SHBA-së.

 "Ajo që kemi parë në vitet dhe dekadat e fundit është rritja e barrierave teknike midis kombeve kryesore tregtare në botë dhe ne duhet ta tejkalojmë këtë sepse kjo mund të kontribuojë gjithashtu në një reduktim të qëndrueshëm të burokracisë", porositi Merci.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR