• e premte, 05 dhjetor 2025

Koshta për defektin e rrjetit elektrik në Spanjë dhe Portugali: Nuk ka indikacione për sulm kibernetik

Koshta për defektin e rrjetit elektrik në Spanjë dhe Portugali: Nuk ka indikacione për sulm kibernetik

Bruksel, 28 prill 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta sot deklaroi se nuk ka indikacione se ndërperja e furnizimit me energji elektrike në Gadishullin Iberik është shkaktuar nga sulmi kibernetik.

"I kam kontaktuar kryeministrat e Spanjës, Pedro Sançez dhe të Portugalisë, Luis Montenegro dhe kam pyetur për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në Gadishullin Iberik. Operatorët e rrjetit elektroenergjetik në dy vendet punojnë në gjetjen e shkakut dhe të vendosjes së sërishme të furnizimit me energji elektrike. Për momentin nuk ka indikacione për çfarëdo qoftë sulmi kibernetik", theksohet në publikimin e Koshtës në rrjetin social Iks.

Ndërperjet e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali kanë sjellë deri në ndërprerje të trafikut hekurudhor, trafikut ajror të vështirësuar, kaosit në trafik dhe punë e vështirësuar në dyqane, barnatore, spitale, ndërsa ka pasuer edhe prodhimtari të vështirësuar në shumë reparte industriale.

Në Spanjë, centralet bërthamore kanë ndaluar punën, ndërsa janë anuluar edhe garat e sotme në turnirin në Madrid. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR