• e premte, 05 dhjetor 2025

Shekerinska nuk konsideron se ushtria amerikane mund të tërhiqet nga Kosova

Shekerinska nuk konsideron se ushtria amerikane mund të tërhiqet nga Kosova

Budvë, 28 prill 2025 (MIA) - Zëvendës-sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska nuk konsideron se ushria amerikane mund të tëhiqet nga Kosova, shkruan "Vijesti" nga Podgorica.

"Jo, ajo që po themi është se të gjithë aleatët duhet të kontibuojnë më shumë. Edhe në këtë këndvështrim, pikërisht këtë e shohim. Për shembull, madje edhe KFOR-i për momentin është i udhëhequr nga një aleat evropian, që është e rëndësishme për të gjithë aleatët, por sidimos për ata evropianë, posaqësisht për ata më afër këtij rajoni", tha Shekerinska.

Ajo e deklaroi këtë për "Vijesti" në margjinat e Samitit rinor të NATO-s në Budva, të organizuar nga Aleanca Atlantike dhe shtoi se fakti që fondet e mbrojtjes për anëtarët e NATO-s janë rritur më tej në gjashtë muajt e fundit është rezultat i luftës në Ukrainë, por edhe i kërkesave të forta nga Uashingtoni, pasi Uashingtoni pret një shpërndarje më të drejtë të barrës midis Evropës, Kanadasë dhe SHBA-së.

"Besojmë se kjo na çon drejt një Aleance edhe më të fortë, e cila mbetet një shtyllë e mbrojtjes kolektive. Dhe sigurisht, bashkëpunimi me BE-në për këtë çështje do të vazhdojë", tha ajo.

Duke komentuar marrëveshjen ushtarake të nënshkruar nga Kroacia, Shqipëria dhe Kosova në mesin e marsit, Shekerinska tha se nuk ishte asgjë e pazakontë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR