• e enjte, 15 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Taravari: Problemi kryesor ka qenë sinkronizimi brenda koalicionit

Taravari: Problemi kryesor ka qenë sinkronizimi brenda koalicionit

Shkup, 17 prill 2025

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën e fundit në Dialog te Lajmi, ka thënë se nuk është lehtë të jesh të jesh në Qeveri dhe ta kritikosh vetveten.

“Mendoj se performimi qeveritar në përgjithësi nuk ka qenë shumë mirë dhe kjo është bindja e shumicën së qytetarëve. VMRO është shumë e fuqishme me 58 deputet, por edhe ne jemi të plogësht disi letargjik. Kjo vjen si pasoj pasi për herë të parë jemi katër parti politike bashkë dhe çdo vendim duhet të kalohet në tre-katër filtra dhe të ulen dy-tre palë njerëz. Ne erdhëm deri në atë situatë ku edhe partnerët e Koalicionit të na thonë shumë jeni të desinkronizuar”, tha Taravari.

Ai shtoi se jemi vonuar për çdo për arsye të sinkronizimit dhe ky është fakt i pamohueshëm.

Bashkimi i katër partive solli numrin e madh të votave

Lideri i Aleancës për Shqiptarët në intervistën e fundit në Dialog te Lajmi, tha se votuesit janë bërë bashkë dhe sikur të kishin dal çdo parti politike veç e veç, secila do kishte marrë deri në 10-20 mijë vota. Ai tha se sinergjia e ka bërë të vetën dhe një numër i madh i qytetarëve kanë votuar për një opsion që do ta sjellë ndryshimin.

“Ne e bëmë mrekullinë, kurrë nuk ka ndodhur që krejt partitë opozitare të bashkohen. Ne atëherë si ASH, ishim në qeveri dhe sakrificën që ne e kemi bërë atëherë ishte e madhe, pasi dolëm nga qeveria dhe dy ministra u tërhoqën”, u shpreh Taravari.

Ai shtoi një numër i madh i kontratave u prishën, partia u nda në gjysmë, dhe krejt kjo sakrificë ishte për ta sjellë ndryshimin dhe për ta çuar në opozitë BDI-në.

Qasja e ndarjes së komunave nuk ishte e duhura

Taravari ka folur rreth zgjedhjeve lokale dhe ofertave të llojllojshme që janë sjellë në tavolinën e bisedimeve. Ai tha se kjo qasje nuk ka qenë e duhura dhe duhet një metodë tjetër.

“Shembull Aleanca nuk është e fuqishme në Zhelinë dhe tash unë të pretendoj me çdo kusht ta marr atë Komunë është e palogjikshme. Por mund të jetë një individ i ASH-së në Zheline ose i Alternativës në Gostivar i cili është shumë lartë në rejting dhe qëndron mirë. Pse mos t’i japim një mundësi atij”, tha Taravari.

Të ulemi katër lider, siç tha Taravari, dhe t’i ndajmë komunat, është shumë lehtë, por i suprimojmë disa individë të cilët mund të jenë të partive që mendojmë se në vende të caktuara nuk qëndrojnë mirë.

Zgjedhjet lokale janë determinuese për ardhmërinë e një partie

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Dialog te Lajmi, tha se zgjedhjet lokale janë detereminuese për ardhmërinë e politikave të një partie por edhe të një vendi. Taravari shtoi se fitorja e madhe e VMRO-së në vitin 2024 ishte e përcaktuar që nga viti 2021 në zgjedhjet lokale, kur VMRO fitoi 45 komuna dhe me të gjithë ato komuna është pritur vetëm data e zgjedhjeve për të marrë 50 deputet.

“Aleanca ndryshe të jetë me pesë apo gjashtë komuna, por edhe BDI varet shumë prej kësaj, ashtu siç varet edhe LD-ja, Besa dhe Alternativa. Kështu që zgjedhjet lokale nuk janë që qytetarët votojnë ekskluzivisht për partitë. Pasi zgjedhjet lokale janë shumë specifike, dhe më shumë votohet individi. Partia është një makineri që mbledh vota, por ndikon jashtëzakonisht shumë individi”, u shpreh Taravari.

Ai shtoi se në disa Komuna ku shqiptarët duhet të dalin bashkë siç është Kërçova, Bërvenica, Çashka, Butel dhe të ngjashme, duhet të jetë një kandidat, siç tha Taravari, sportistë, mjek, apo kushdo që banorët i besojnë.

BDI në një periudhë të vështirë, nuk e besoj se dëshiron të shkoj në zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Dialog te Lajmi, ka deklaruar se me fanatizëm është munduar t’i mbaj raportet me VLEN-in. Taravari shtoi se Fronti Europian nuk ekziston, ne kemi BDI dhe të tjerat janë parti minore dhe aty respekt vetëm për TDP-në, që ka një sasi të votave.

“BDI është me një periudhë shumë të vështirë dhe nuk e besoj se ata shpresojnë për të pasur zgjedhje të parakohshme. Pasi edhe nuk varet aspak ajo prej BDI-së dhe as prej VLEN-it, por ajo varet prej kryeministrit, i cili ka 58 deputet. Nëse ai vendos të shkoj në zgjedhje të parakohshme e ka edhe ZNAM-in me gjashtë deputet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Taravari.

Ai tha se prognoza e tij është se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale

Ideja ka qenë që të përfshihen sa më shumë njerëz në procesin zgjedhor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Dialog te Lajmi, ka deklaruar se ndarja e listave për Këshilltar ka qenë që të futen në makinerinë e angazhimit të fushatës më shumë njerëz për të bërë fushatë politike dhe për të arritur një kontingjent sa më të madh të votave.  
“Kam konsultuar shumë ekspert të cilët janë në rrethana tona dhe merrem me këto punë, të gjithë e kanë pasur qëndrimin që mirë është çdo kush t’i ketë listat e veta. Por ia që tre partitë tjera dhe Vetëvendosja, mendojnë që duhet të jenë bashkë. Por mua më është ofruar se nëse del me lista të veçanta, të dal edhe me kandidat të veçantë. Këtë as nuk e kisha menduar dhe u habita. Ideja ime ka qenë që nga fillimi që të dalim me kandidat të përbashkët dhe të kemi lisa të veçanta. E gjitha në shërbim të VLEN-it, dhe të mbledhim më shumë vota”, u shpreh Taravari.

Kishte koordinim mes tre partive të tjera

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Dialog te Lajmi, ka folur rreth VLEN-it dhe ASH-së. Ai ka deklaruar se kohëve të fundit ka parë koordinim mes tre partive të tjera politike.
Sipas tij, mbas diskutimeve brenda Kryesisë së ngushtë, shumica prej tyre janë të qëndrimit se Aleanca për Shqiptarët duhet të shkohet me lista të veçanta dhe të garojmë të vetëm.
“Pra, ta shohim se sa vota kemi në çdo komunë dhe në fund të vendos qytetari”, tha Taravari.

Në bashkëpunime nuk ka situata win-win, por lose-lose

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Dialog te Lajmi, tha se në bashkëpunime nuk ka ultimatume dhe ka vetëm kompromise. Ai tha se në bashkëpunime nuk ka situata win-win, por ka situata lose-lose.
“Kështu që vet fakti se ASH, nuk u thirr në ora 14 në takim është përjashtuese. Së paku kishte qenë e drejt të thirremi dhe t’i themi aty qëndrimet tona dhe argumentet të cilat i kemi thënë edhe publikisht”, theksoi Taravari.
Ai shtoi se e ka befasuar fakti që nuk është ftuar ASH në këtë takim. 

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR