• e mërkurë, 21 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Takimi i Këshillit për Asociacion BE - Ukraina do të mbahet më 9 prill

Takimi i Këshillit për Asociacion BE - Ukraina do të mbahet më 9 prill

Bruksel, 5 prill 2025 (MIA) – Takimi i dhjetë i Këshillit për Asociacionin BE – Ukraina do të mbahet në Bruksel më 9 prill të vitit 2025, ndërsa do të bisedohet për çështje politike dhe marrëdhënie dypalëshe. 

BE-ja dhe Ukraina do të shkëmbejnë mendime për situatën pas agresionit rus, duke u fokusuar në situatën ushtarake, ekonomike dhe humanitare në teren dhe përgjigjen e agresionit rus, duke përfshirë edhe çështjet më të gjera globale dhe ekonomike, njoftuan nga BE-ja. 

Pjesëmarrësit do të bisedojnë për zbatimin e Marrëveshjes për Asociacion, çështjen e rimëkëmbjes dhe reformat në Ukrainë dhe ndihmën financiare nga BE-ja. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR