Greqia do ta rindërtojë vendkalimin kufitar Evzoni
- Rindërtim urgjent i vendkalimit kufitar Evzoni, me vendosje të masave shtesë që do t'i prëshpejtojnë kontrollet dhe do ta ulin pritjen disaorëshe për hyrje dhe dalje nga Greqia, u vendos në tkaimin e thirrur nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme kompetent për sfrën maqedoni-Traki, Konstaninos Julekas dhe sekretari i administratës së decentralizuar të rajonit të njejtë Joanis Savas, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:42, 21 maj, 2025
Athinë, 21 maj 2025 (MIA) - Rindërtim urgjent i vendkalimit kufitar Evzoni, me vendosje të masave shtesë që do t'i prëshpejtojnë kontrollet dhe do ta ulin pritjen disaorëshe për hyrje dhe dalje nga Greqia, u vendos në tkaimin e thirrur nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme kompetent për sfrën maqedoni-Traki, Konstaninos Julekas dhe sekretari i administratës së decentralizuar të rajonit të njejtë Joanis Savas, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Rindërtimi i vendkalimeve kufitare tokësore të Greqisë, mes të cilave edhe ai drejt vendit tonë ishte paralajmëruar në fillim të këtij viti, ndërkaq pritet të pakësohet koha e pritjes, që vitin e kaluar në Bogorodicë-Evzoni, për shkak të numrit të madh të turistëve, në ditë të caktuara arrinte edhe deri në pesë orë.
Nga Minsitria e Punëve të Brendshme e Greqisë, nga sektori Maqedoni dhe Traki kumtuan se në takimin e mbajtur dje në vendkalimin Evzoni u bisedua për rindërtimin që do të zhvillohet në dy nivele.
Njëri i referohet prëforcimit të perosnelit në vendkalimin kufitar, "kërkesë e parashtruar drejt kryesisë politike të minsitrive kompetente me qëllim që të shkurtohet koha e kontrollit të të dhënave".
E dyta ka të bëjë me përmirësimin funksional të infrastrukturës dhe sipas planit, rinovimi i plotë i objekteve do të prëfundohet gjatë vitit 2026 me ndryshim të plotë të pamjes së tërë vendkalimit kufitar.

Zëvendësminsitri për Maqedoni dhe Traki, Konstaninos Julekas pas takimit tha se krahas ndërtimit të prëgjithshëm të objekteve, po tentojnë të ndërmarrin masa për zgjidhje të problemeve, posaçërisht gjatë periudhës së verës.

Sekretari i Administratës së decentralizuar të rajonit konkret theksoi se prioritet i Qeverisë është rinovimi i vendkalimeve kufitare dhe sqaroi se ata kanë prëgatitur studim që iu është dërguar ministrive kompetente, ndërsa më pas do të pasojnë hapat e ardhshëm.
Sipas informatave nga tkaimi, në vitin 2024 në vendkalimin kufitar Evzoni janë kontrolluar rreth pesë milionë pasaporta, ndërsa në katër muajt e parë të këtij viti rreth një milon.

Në takimin e thirrur nga Julekas dhe Savas morën pjesë edhe sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Greqisë, prefekti i komunës Peonia, zëvendës-prefekti për infrastrukturë dhe rrjete në rajonin qendror Maqedonia, zëvendës-prefekti i Kukushit, drejtori rajonal i policisë së rajinit qendror Maqedonia dhe të tjerë.
Kryeministri grek, Kiriakos Micotakis nga mesi i janarit të këtij viti, siç kumtoi atëherë MIA, duke folur për angazhimet e Qeverisë për vitin 2025, e përmendi edhe përmirësimin e punës së vendkalimeve kufitare dhe sqaroi se rinovimi fillon me vendkallimin Kipi në Evros drejt Turqisë, ndërkaq më pas do të pasojë rinovimi i të gjitha vendkalimeve tokësore kufitare (Kastanies afër Evrosit, Evzoni, Lemos në Prespë, Kakavia dhe Kristalopigi).
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski gjithashtu në janar kumtoi se "me Greqinë punojmë në përshpejtimin e vendkalimit kufitar Bogorodicë dhe për kohë të shkurtë do të punojmë në rikonstruimin e vendkalimeve kufitare në Dojran dhe në mexhitli me qëllim që ato dy vendkalime të jenë funksionale". ab/
Foto: Ministria e Punëve të Brendshme e Greqisë-kompetente për Maqedoni dhe Traki