• e premte, 05 dhjetor 2025

Pistorius: Trampi gabimisht e ka vlerësuar ndikimin e tij mbi Putinin

Pistorius: Trampi gabimisht e ka vlerësuar ndikimin e tij mbi Putinin

Berlin, 21 maj 2025 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e ka vlerësuar gabimisht ndikimin e tij mbi presidentin rus Vlladimir Putin, deklaroi ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.

"Mendoj se ai gabimisht e ka vlerësuar pozicionin e tij negociues", deklaroi Pistorius për radion gjermane DLF, duke komentuar iniciativën e Trampit për ta bindur Putinin të pranojë një armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian po punon për pakon e ardhshme të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Pistoriusi tha se mbetet për t’u parë nëse SHBA-ja do t’u bashkohet këtyre masave me faktin se bisedimet me Uashingtonin vazhdojnë përmes kanaleve të zakonshme diplomatike.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR