Më shumë se 50 të arrestuar në aksionin kundër tregtisë me drogë mes Italisë dhe Shqipërisë
- Autoritetet italiane dhe shqiptare kanë arrestuar 52 persona në një operacion të koordinuar kundër trafikut të kokainës dhe heroinës mes Ballkanit, Evropës Veriore dhe rajonit jugor italian të Puljas, raporton agjencia e lajmeve ANSA.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:07, 21 maj, 2025
Romë, 21 maj 2025 (MIA) - Autoritetet italiane dhe shqiptare kanë arrestuar 52 persona në një operacion të koordinuar kundër trafikut të kokainës dhe heroinës mes Ballkanit, Evropës Veriore dhe rajonit jugor italian të Puljas, raporton agjencia e lajmeve ANSA.
Policia në aksionin e sotëm ka sekuestruar pasuri në vlerë miliona euro, ndërsa të dyshuarit përballen me akuza për trafik ndërkombëtar me drogë, pastrim parash dhe shpërdorim të pozitës zyrtare, thuhet në raport.
Operacioni u udhëhoq nga policia italiane kundër mafias dhe terrorizmit, në bashkëpunim me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në fushën penale (Euroxhast).
Sipas agjencisë DPA, Interpoli gjithashtu mori pjesë në këtë operacion ndërkufitar. qa/
Foto: arkivi i MIA-s