Putin e vizitoi rajonin Kursk për herë të parë pasi që Moska e ktheu kontrollin e plotë ndaj tij
- Presidenti rus, Vlladimir Putin e vizitoi rajonin Kursk për herë të parë pasi që muajin e kaluar forcat ruse i dëbuan ushtarët ukrainas nga rajoni, transmetuan agjencitë botërore.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:51, 21 maj, 2025
Moskë, 21 maj 2025 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin e vizitoi rajonin Kursk për herë të parë pasi që muajin e kaluar forcat ruse i dëbuan ushtarët ukrainas nga rajoni, transmetuan agjencitë botërore.
Kremlini kumtoi se gjatë vizitës së djeshme, Putin u takua me organizata vullnetare dhe e vizitoi centralin bërthamor "Kursk II" i cili është në fazë ndërtimi.
Presdienti rus nuk e vizitoi rajonin kufitar me Ukrainën nga gjysma e parë e marsit.
Televizioni shtetëror tregoi xhirime në të cilat shihet se si Putini bisedon me vullnetarë dhe nëpunës lokal, përfshirë edhe me ushtruesin e detyrës guvernator i rajonit Kursk, Aleksandar Hinshtajn. Putin u shoqërua nga Sergej Kirienko, zëvendës-udhëheqës i parë i administratës së Kremlinit.
Armata ukrainase hyri në rajonin Kursk në gusht të vitit të kaluar dhe mori territore. Rusia nga fundi i prillit kumtoi se i ka dëbuar ushtarët ukrainas nga rajoni, me çka kishte përfunduar invazioni më i madh i forcave ukrainase në territorin rus që pas Luftës së Dytë Botërore.
Pas diç më tepër se dy vite nga invazioni rus në vitin 2022, më 6 gusht Ukraina e filloi ofenzivën e vet më të guximshme, duke e depërtuar kufirin rus në rajonin Kursk me ndihmën e dronëve dhe armatimit të rënd[s perëndimor. Në kulmin e operacionit, forcat ukrainase deklaruan se kontrollojnë përafërsisht 1.400 kilometra katrorë në rajonin Kursk.
Gjatë vizitës së tij në rajonin Kursk, Putin urdhëroi rritje të grupeve për çminim të rajonit. ab/
Foto: МIА arkivi