Të shtëna në ndërtesën e Parlamentit të Abhazisë, një deputet iu nënshtrua plagëve të marra
- Sot ka pasur të shtëna në ndërtesën e Parlamentit të Abhazisë, rajon kaukazian i mbështetur nga Rusia, i cili u shkëput nga Gjeorgjia, gjatë së cilës një deputet i plagosur iu nënshtrua plagëve të marra, njoftuan agjencitë botërore, duke cituar shërbimin për shtyp të presidencës lokale.

Sukhumi, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Sot ka pasur të shtëna në ndërtesën e Parlamentit të Abhazisë, rajon kaukazian i mbështetur nga Rusia, i cili u shkëput nga Gjeorgjia, gjatë së cilës një deputet i plagosur iu nënshtrua plagëve të marra, njoftuan agjencitë botërore, duke cituar shërbimin për shtyp të presidencës lokale.
Deputeti Vahtang Golanxhija iu nënshtrua plagëve të marra pas të shtënave në ndërtesën e parlamentit, njoftoi në Telegram shërbimi për shtyp i ushtruesit të detyrës shef i shtetit, Badra Gunba. Një tjetër deputet ka mbetur i plagosur në dorë.
Agjencia Abhaziane e lajmeve informoi se Ministria e Punëve të Brendshme të Abhazisë ka identifikuar si të dyshuar për të shtënat deputetin Adgur Harazija, i cili u largua nga vendi i të shtënave. Në raportin e ministrisë nuk është specifikuar motivi.
Abhazia, një rajon në kufi me bregun verilindor të Detit të Zi, u shkëput nga Gjeorgjia si rezultat i luftës pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të dekadës së fundit të shekullit të kaluar, në të cilën u zhvendosën qindra mijëra gjeorgjianë etnikë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s