• e enjte, 30 janar 2025

Të paktën 18 të lënduar në fatkeqësinë e autobusave në Beograd

Të paktën 18 të lënduar në fatkeqësinë e autobusave në Beograd

Beograd, 28 janar 2025 (MIA) - Në fatkeqësinë e komunikacionit në Beograd, janë lënduar 18 persona, pasi një autobus urban, i cili ka lëvizur me shpejtësi të madhe, është përplasur në njerëz, të cilët kanë pritur në stacion të autobusave, e pastaj është përplasur në autobus tjetër.

Mes të lënduarve është edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Në vendin e fatkeqësisë ka shumë policë, zjarrfikës dhe automjete të ndihmës së shpejtë.

Të lënduarit janë hospitalizuar në disa spitale të qytetit. bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR